image Xhaka nuk pranon t’u kërkojë falje tifozëve, flet trajneri Unai Emery

Futboll

Xhaka nuk pranon t’u kërkojë falje tifozëve, flet trajneri Unai Emery

news image

Granit Xhaka refuzon t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit pas fjalëve që përdori ndaj tyre.

Kapiteni i “Topçinjve” u largua i dëshpëruar pasi u vërshëllye të dielën.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po pret që mesfushori të kërkojë falje.

“Ne i sugjeruam që ai të kërkonte falje”, tha Emery.

“Por në mendjen e tij ai nuk është gati ta bëjë këtë, sepse është shkatërruar brenda. Ai është shumë i mërzitur. Graniti e di se ai gaboi dhe kur bëjmë gabime duhet të kërkojmë falje”.

“Por ai mendon se përkrahësit nuk e pëlqejnë atë, kështu që tani ai duhet ta ndiejë dashurinë për familjen e tij, miqtë e tij dhe të gjithë të tjerët”

“Por për momentin ai nuk po ndihet me përkrahësit” , u shpreh i pari i Arsenalit. /Gazeta Sinjali/