image Xhaka mirëpret transferimet e reja të klubit: Ata sjellin përvojën dhe mentalitetin fitues

Futboll

Xhaka mirëpret transferimet e reja të klubit: Ata sjellin përvojën dhe mentalitetin fitues

news image

Gabriel Jesus mund të ketë fituar “gjithçka” në Manchester City, por Granit Xhaka thotë se sulmuesi brazilian mbetet i vendosur të shtojë koleksionin e tij të trofeve pas transferimit te Arsenali.

Frontmeni i Amerikës së Jugut i është bashkuar Arsenalit në një marrëveshje prej 45 milionë funtesh dhe iu deshën më pak se 90 sekonda për të regjistruar golin e tij të parë për klubin gjatë një ndeshjeje parasezonale kundër Nurnberg.

Xhaka është i bindur se të gjithë ata që janë shtuar në radhët e Mikel Artetës në Emirates Stadium janë gati të japin sukses në veri të Londrës.

25-vjeçari regjistroi 95 gola për Cityn, ndërsa i ndihmoi ata të fitojnë katër tituj të Premierligës dhe tre triumfe të Carabao Cup.

Xhaka tha për Sky Sports: “Ata sjellin diçka më shumë se vetëm ndeshjet dhe fitoret, ata sjellin mentalitetin e të fituarit diçka dhe kjo është ajo që na duhet këtu. Nuk është aq e lehtë vetëm të flasësh, por duhet ta tregosh edhe në fushë.

Ata sjellin përvojë dhe sigurisht Gabby e njeh Premier League. Ai tashmë ka fituar gjithçka, por më e rëndësishmja është të sjellë lojtarë që kanë uri.

Mund të fitosh shumë trofe dhe të thuash ‘mirë, mjafton’, por këta djem duan të fitojnë shumë më tepër me ne. Kjo është ajo që na bën të lumtur që i kemi ata.”

Arsenali ka bërë lëvizje në merkaton e verës teksa përpiqet të rikthehet në garë për një përfundim në top-katërshe në sezonin 2022-23.

Ata për pak nuk arritën ta arrinin këtë objektiv sezonin e kaluar, duke shkuar në sezonin e tyre të gjashtë pa pjesëmarje në Ligën e Kampionëve.

Nga eliminimi i Champions, Topçinjtë do të kërkojnë të ndjekin lavdinë e Europa League.

Xhaka thotë se kjo do të ishte metoda e tij e preferuar për të siguruar një vend në Champions League.

“Do të preferoja të fitoja Europa League për t’u rikthyer në Champions League nëse jam i sinqertë sepse është një trofe”, tha Xhaka. “Por nëse arrijmë të futemi në top katërshe në Premier League dhe të fitojmë Europa League, kjo do të ishte më e veçantë”, ka përfunduar Xhaka.

/GazetaSinjaliSport/