Kosova do të takohet me Zvicrën në qytetin e Cyrihut, me fillim nga ora 18:00.
Kjo sigurisht se do të jetë një ndeshje e veçantë për lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.
Për Xhakën do të jetë edhe më e veçantë pasi në këtë duel ai do të zhvillojë paraqitjen e tij jubilare të 100-të dhe duket se ka vendosur të bartë taka speciale për këtë përballje.
Ai e ka vendosur numrin 100 në takat e tij, si dhe datën e sotme dhe flamujt e të dy kombëtareve, siç mund ti shihni fotot më poshtë.