Granit Xhaka raportohet se është nisur drejt Gjermanisë për t’i kryer testet mjekësore në prag të kompletimit të marrëveshjes me Bayer Leverkusen.
Arsenal dhe Leverkusen janë pajtuar për shumën e transferimit, e cila është 21.5 milionë funte apo 25 milionë euro.
30-vjeçari kishte arritur marrëveshje verbale me klubin gjerman javë më parë, por klubi londinez i dha dritën jeshile për largim vetëm pas sigurimit të marrëveshjes me Declan Rice, i cili do të transferohet në Londër për një shifër rekorde prej 105 milionë funteve së bashku me shtesa.
Mediumi i famshëm gjerman, BILD, raporton se Xhaka tashmë veçse ndodhet në Gjermani për testet mjekësore, ku më pas do t’i nënshkruajë edhe dokumentet e kontratës.
Granit Xhaka (30) has arrived in Germany for his medical check for his Transfer to Bayer Leverkusen @BILD_Sport @Arsenal
— Christian Falk (@cfbayern) July 6, 2023