image Xhaka: Kur provokohem, përgjigjen e jap në fushë - ndaj Andorrës kishim përqëndrim shumë më të madh

Futboll

Xhaka: Kur provokohem, përgjigjen e jap në fushë – ndaj Andorrës kishim përqëndrim shumë më të madh

news image

Granit Xhaka bëri shumë bujë me deklaratat e tij pas barazimit 2-2 ndaj Kosovës të shtunën. 

Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u shpreh i pakënaqur me ndeshjen e ekipit të tij dhe trajneri i Zvicrës më pas tha se do të flasë privatisht me Granitin për këtë çështje.

Tani kapiteni i kombëtares zvicerane ka dhënë një përgjigje ndaj Andorrës pasi kontribuoi me një asistim dhe një gol në fitoren 3-0.

“Përgjigjja është në fushë dhe unë munda ta tregoja këtë sot. Pjesa e parë nuk ishte aq e keqe sa sugjeroi rezultati. Me komunikim më të mirë mund të kishim shënuar gola atje. E dinim që në pjesën e dytë duhej ta rrisim ritmin dhe kjo është ajo që ne bëmë”, tha ai për SRF

Pas golit të tij ai drejtoi gishtin në gojën e tij dhe është pyetur se çfarë mesazhi ka dashur të tregojë me këtë.

“Kushdo që më njeh e di që ndonjëherë më pëlqen të provokoj diçka. Dhe kur provokohem, përgjigjen e jap në fushë. Gjesti nuk kishte të bënte me asgjë që ndodhi javën e kaluar. Thashë diçka, pata biseda të mira për këtë me trajnerin të nesërmen. Për mua tema ka përfunduar dhe siç thashë, duhet ta tregojmë përgjigjen në fushë. E bëmë shumë mirë sot. E pranoj që koha nuk ishte perfekte, por në fund ishte një thirrje zgjimi për ekipin dhe gjithashtu për veten time. Biseda me trajnerin ishte shumë e hapur dhe shumë e mirë.

“Si kapiten, duhet të kisha thënë që në fillim se ne nuk ishim të përqendruar si zakonisht dhe nuk po stërviteshim në nivelin e lartë të zakonshëm. Kjo ishte shumë më mirë në stërvitjen e fundit për Andorrën, kishte shumë më tepër përqendrim. Gabimi im i vetëm ishte se duhet ta kisha trajtuar nga brenda. Por trajneri më njeh, për fat të keq jam ky që jam. Vetëm shpresoj që ai dhe skuadra të mos e kanë marrë personalisht. Shpresoj se kam qenë në gjendje ta ndihmoj ekipin me performanca ime sot dhe tani le të shohim përpara”, ka deklaruar Xhaka.

/GazetaSinjaliSport/