Kapiteni i Zvicrës ka dhënë deklaratën e tij në konferencë për shtyp përpara duelit të nesërm ndaj Kosovës.
I pyetur në lidhje me prejardhjen e tij, me përfaqësimin e tij dhe me Kosovën, Xhaka tha se ndihet i lumtur që është në Kosovë.
“E njohim mirë ekipin e Kosovës dhe jemi përgatitur mirë”, tha ai.
I pyetur në lidhje me përfaqësimin e kombëtareve tjera të lojtarëve shqiptarë, ai tha se kjo është gjë pozitive.
“Jo vetëm se kemi një kombëtare, por ndoshta i kemi 3-4, sepse kemi shumë shqiptarë që luajnë në kombëtare tjera. Por, gjithkush duhet të vendosë për veten, dhe e kam të vështirë të jap një përgjigje të mirë”, tha Xhaka.
Kombëtarja e Kosovës të shtunën do të përballet në shtëpi me Zvicrën. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.