image Xhaka: Gjithçka po shkon mirë për momentin

Futboll

Xhaka: Gjithçka po shkon mirë për momentin

news image

Arsenali triumfoi në duelin ndaj PSV-së, që i përkiste xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Evropës, duke e mposhtur ekipin holandez me rezultat minimal 1-0.

‘Gunners’ fituan me golin e vetëm të Granit Xhakës, të shënuar në minutën e 70-të.

Pas ndeshjes, Xhaka është deklaruar për media, duke thënë se për momentin çdo gjë po shkon mirë tek klubi.

“Kur fiton ndeshje, duhet të jesh i lumtur. Gjithçka po shkon mirë për momentin, por gjithashtu kjo nuk është surprizë. Ne jemi duke bërë shumë punë gjatë javës, lojë pas ndeshje. Ju fitoni dhe humbni si ekip, por për momentin ne jemi shumë të rrezikshëm”, ka deklaruar Xhaka.

Goli i Xhakës bëri që Arsenali me këtë fitore të sigurojë kualifikimin në grupin A, duke qëndruar tani si lider me 12 pikë, me 4 fitore nga 4 të mundshme, e pasuar nga PSV që qëndron e dyta me 7 pikë, gjersa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fazën përmbyllëse të grupeve.

/GazetaSinjaliSport/