Granit Xhaka ka bërë me dije se është i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpoolit që do të zhvillohet nesër në Anfield Road.
Mesfushori shqiptar kishte pësuar lëndim që e la jashtë për disa javë, mirëpo ka bërë të ditur se po ndihet mirë para derbit me The Reds.
“Sfidë e madhe nesër. Të gatshëm të japim gjithçka”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.
Ndryshe, Arsenali udhëton te Liverpooli të shtunën në derbin e javës së tretë në Ligën Premier, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 18:30.