image Xhaka flet pas përplasjeve me tifozët: U ndjeva i lënduar dhe i shqetësuar

Futboll

Sport/ Xhaka flet pas përplasjeve me tifozët: U ndjeva i lënduar dhe i shqetësuar

news image

Futbollisti i njohur kosovar Granit Xhaka, ka dy javë që është kryetemë e mediave angelze e evropiane.

Mesfushori pati një përplasje me tifozët e Arsenalit, në ndeshjen ndaj Crystal Palace, të cilët pa të drejtë e vërshëllyen në momentin që ky po zëvendësohej. Pas këtij gjesti, Xhakës i është hequr edhe shiriti i kapitenit te skuadra e Arsenalit nga trajneri Unai Emery.

Granit Xhaka së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ku tha se ka qenë shumë i lënduar dhe shqetësuar kur tifozët reaguan ashtu.

Kur numri i fanellës sime u ndez në semaforin e zyrtarit të katërt dhe tifozët tanë vetë reaguan, kjo më goditi shumë dhe më shqetësoi vërtet. Ishte shumë lënduese dhe zhgënjyese. Unë nuk mund ta kuptoj, veçanërisht përhapjen e saj dhe armiqësinë ekstreme ndaj meje”, citohet të ketë thënë Xhaka.

Por, 27-vjeçari thotë se i erdhi shumë mirë kur bashkëlojëtarët i shkuan në shtëpi për ta vizituar pas asaj që ndodhi në stadium.

Disa nga shokët e mi të skuadrës erdhën për të më parë mua dhe unë mendova se ishte e shkëlqyeshme. Ata më inkurajojnë ta bëj atë. Tifozët e Arsenalit në të gjithë botën nuk e pëlqyen mënyrën se si tifozët ishin në stadium dhe e dënuan atë”, vazhdoi tutje Graniti.

Më tutje, Xhaka thotë se gjeti shumë përkrahje nga bota e futbollit, trajnerët, lojtarët, por edhe tifozët e Arsenalit nga e gjithë bota.

Kujtojmë se pas ndeshjes ndaj Crystal Palace, Arsenali ka zhvilluar katër takime të tjera dhe Granit Xhaka nuk është aktivizuar./Gazeta Sinjali/