image Xhaka: Askush nuk e donte topin

Futboll/ Xhaka: Askush nuk e donte topin

news image

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin në ndeshjen ndaj Watfordit.

Arsenali ishte në epërsi prej dy golash, të cilat u shënuan nga Aubameyang, ndërsa Watford arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë duke arritur të shënoi dy gola.

Xhaka pas kësaj ndeshje u shpreh tejet i zhgënjyer duke cilësuar se ata duhet të ishin më të fortë psikologjikisht.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm aq keq dhe e paguam shtrenjtë. Mund të thuash se jemi të lumtur që morëm 1 pikë”, u shpreh Xhaka.

“E dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe se do të na sulmonin, por nuk shfaqëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin”./Gazeta Sinjali/

“Çdo skuadër në Premier League është mjaftueshëm e fortë për të shënuar, ndaj duhet ruajtur qetësia. Duhet të ishim të fortë psikologjikisht dhe ne nuk ishim sot”, deklaroi mes tjerash kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka.