Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për mundësinë e vazhdimit të emërimit të shqiptarëve në pozita drejtuese.
Ai ka thënë se shqiptarët çdo herë e kanë dëshmuar se munden të menaxhojnë me pozita kyçe.
“Jemi pjesë përbërëse e kësaj historie e këtij shteti. E kemi verifikuar që mundemi që nga shqiptarët ka kuadro të denjë institucionalisht, që munden të menaxhojnë institucionet”.
“Ka potencial e ka kapacitet që në mënyrë të barabartë të jepet shansi dhe mundësia”, ka thënë Xhaferi.