image Xhafer Tahiri shërohet nga koronavirusi

Shëndetësi

Xhafer Tahiri shërohet nga koronavirusi

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga COVID-19.

Ai ka lajmëruar se që nga nesër do t’i kthehet punës dhe obligimeve të tij në komunë.

“Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19. Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

/GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1474114189452456