image Ministri Besian Mustafa shërohet nga koronavirusi

Kosovë

Ministri Besian Mustafa shërohet nga koronavirusi

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa, është shëruar tërësisht nga koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Mustafa, përmes një fotografie ku shihet duke e përqafuar nënën e tij.

“E kalova edhe këtë sfidë, sot rezultova negativ. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuale, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19”, ka shkruar ai.

Mustafa ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende. Respektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën.
Ju faleminderit përzemërsisht”
, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/