image Shërohen tre fëmijët kosovarë që ishin dërguar për trajtim në Izrael - Sinjali

Shërohen tre fëmijët kosovarë që ishin dërguar për trajtim në Izrael

news image

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se sot është përmbyllur me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve nga Kosova që ishin dërguar për shërim në këtë shtet, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për shërimin e tyre, Demiri e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Sot u përmbyll me sukses trajtimi mjekësor i tre fëmijëve nga Republika e Kosovës në spitalin Edith Wolfson Medical Center në Holon të Shtetit të Izrael, me mbështetjen e organizatës humanitare ‘Save a Child’s Heart’ me seli në Izrael. I falënderoj përzemërsisht z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv pranë organizatës ‘Save a Child’s Heart’ dhe Shtetin e Izraelit për përkrahjen”, shkroi ajo në Facebook.

Marrëveshja për shërimin e këtyre tre fëmijëve ishte arritur më 24 mars të këtij viti, vetëm dhjetë ditë pas hapjes së kësaj ambasade./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin