image Xhafer Tahiri e denoncon në polici asamblistin e VV-së, dyshon se e ka falsifikuar peticionin për Stanoc

Siguri

Xhafer Tahiri e denoncon në polici asamblistin e VV-së, dyshon se e ka falsifikuar peticionin për Stanoc

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një konference për media dje ka akuzuar asamblistin e Vetëvendosjes në këtë komunë, Ymer Haradinajn, lidhur me pengimin e krijimit 60 vendeve të reja të punës për gratë në Stanoc, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri tha se janë falsifikuar nënshkrimet, numrat personal të banorëve të fshatit Stanoc të Epërm, për të penguar projektin për hapjen e një fabrike që është rrobaqepësi, në të cilën investitori ka paraparë që të punësojë 60 gra të Stanocit.

Tahiri ka prezantuar dokumente për të cilat thotë se pati falsifikime në nënshkrime dhe numra personalë.

Ai tha se këto dokumente që pretendohet të jenë të falsifikuara do t’i dërgojnë në organet kompetente dhe do të merren me këtë çështje. Madje ai tregon se ka takuar Haradinajn dhe banorët e të cilëve iu është thënë se objekti i shkollës i plotëson të gjitha nevojat.

Ashtu siç edhe paralajmëroi, Sinjali mëson se Tahiri ka denoncuar në polici Haradinajn, nën dyshimin se ai ka falsifikuar peticionin në fjalë, menjëherë pas konferencës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë Tahiri, i cili tha se i ka dorëzuar në polici të gjitha dokumentacionet që i mbështesin dyshimet e tij.

“Menjëherë pas konferencës së djeshme e kam lajmëru policinë dhe u kam dorëzuar të gjitha faktet. Policia ka hapur rast për falsifikim të dokumentit zyrtar, me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet. Kjo çështje edhe pikë e rendit të ditës edhe në seancën e sotme të Kuvendit Komunal”, tha Tahiri për Gazetën Sinjali.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Haradinaj, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve të gazetës./Gazeta Sinjali/