image ‘Xehetarët’ me fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit

Basketboll

‘Xehetarët’ me fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit

news image

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 98:65 (22:8, 19:20, 32:18, 25:19), në xhiron e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Vetëm në pesë minutat e para rezultati ishte i barabartë, por më pas vendasit fillojnë të shkëputen, ku e fitojnë bindshëm çerekun e parë 22:8. ‘Xehetarët’ vazhduan me lojë me lojë të mirë dhe thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi deri në 26 pikë, 39:13, por më pas prizrenasit u këndellen paksa, duke shkuar në pushim me rezultat 41:28.

Mitrovicasit e nisën më mirë periodën e tretë, ku sërish arritën të shkëputen dhe minutë pas minute e thelluan epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutave ishin 73:46. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm formalisht, ku Trepça triumfoi në fund 98:65.

Më i miri te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë e 13 kërcime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 21 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Mitrovicasit kanë tetë fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë gjashtë fitore e tetë humbje.

/GazetaSinjaliSport/