Sot mbahet ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të titullit “Krenaria e kombit shqiptar” për Ambasadorin William Walker, titull ky që i është ndarë ambasadorit me vendim të kryetarit të degës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj.
I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe ambasadori Woker, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj e personalitet të tjera nga jeta publike.
Ngjarja mbahet në ora 13:00, në sallën e katit të katërt. /Gazeta Sinjali/