image WhatsApp do të sjellë ndryshimin e ri në aplikacion

Aplikacione

WhatsApp do të sjellë ndryshimin e ri në aplikacion

news image

Shumica nga përdoruesit e WhatsApp-it, janë pjesë e disa grupeve të cilët shkëmbejnë informata të ndryshme.

Mirëpo, për ata që nuk janë të kyçur aq sa duhet për shkak të kohës, tani kanë një mundësi më të mirë për të mos u bezdisur nga biseda.

Tani ka një mënyrë tjetër, ku mund ta bëjnë “mute” përgjithmonë bisedën.

Deri më tani, aplikacioni chat në pronësi të Facebook-ut u ka ofruar përdoruesve vetëm mundësinë për të bërë “mute” njoftimet nga një bisedë individuale ose grup për tetë orë, një javë ose një vit.

Ndërsa, WhatsApp po kërkon të ndryshojë opsionin njëvjeçar të “mute” në “mute gjithmonë”.

Mendohet se muajin tjetër do të vijë ky opsion dhe do t’i ndihmojë përdoruesit të shmangen nga grupet e padëshiruara. /Gazeta Sinjali/