WhatsApp dhe Instagram do të marrin emërtime të reja, si pjesë e një projekti të ri-emërimit të ‘Facebook’.
Të dy aplikacionet do të njihen si “WhatsApp nga Facebook” dhe “Instagram nga Facebook”.
Masa e ndërmarrë është pjesë e një ndryshimi më të gjerë drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën strumbullarin e ‘Facebook’, sipas ‘The Information’.
Qysh kur ‘Facebook’ ka blerë të dy rrjetet popullore sociale, kompania ka lënë kryesisht aplikacionet të ekzekutohen veç e veç.
Por tani emrat e ri do t’ua bëjë të qartë kujtdo që i përdor ato se aplikacionet janë të lidhura me ‘Facebook’.
Emrat do të shfaqen në Google Play dhe App Store.
Gjiganti i rrjeteve sociale ‘Facebook’ ka thënë se ka marrë vendimin “me qëllim që të bëhet më e qartë se cili produkt i takon ‘Facebook’”.