image Wesley Clark: Nëse sulmon, Putini do të bëhej kriminel lufte e Rusia shtet mashtrues

Botë

Wesley Clark: Nëse sulmon, Putini do të bëhej kriminel lufte e Rusia shtet mashtrues

news image

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka reaguar në lidhje me paralajmërimin se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në ditët në vazhdim.

Ai tha se nëse ndodhë një gjë e tillë, Putin do të bëhej kriminel lufte dhe Rusia do të bëhej shtet mashtrues. Sipas tij një veprim i tillë i Rusisë do të kishte edhe ndërlikime të mëdha ligjore e financiare.

Nëse ai sulmon, Putini do të bëhet kriminel lufte dhe Rusia do të bëhet shtet mashtrues. Ndërlikime të mëdha ligjore e financiare për Rusinë, nëse ai sulmon”, shkroi ish-gjenerali Clark.

Ai gjithashtu tha se Putin duhet të vendosë “nëse do të paguajë një çmim të lartë, nëse e sulmon Ukrainën”.

ShBA, Britania e Madhe dhe shumë shtete tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që të largohen sa më shpejtë nga Ukraina, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë thanë se Rusia ka trupa të mjaftueshëm për pushtimin e Ukrainës./GazetaSinjali/