image Wenger thotë se e ka refuzuar disa herë pozitën e trajnerit te Franca

Futboll

Sport/ Wenger thotë se e ka refuzuar disa herë pozitën e trajnerit te Franca

news image

Ish-trajneri i skuadrës së Arsenalit Arsene Wenger, e ka pranuar se ka pasur mundësinë për t’u bërë trajner i Francës.

Kam refuzuar Francën disa herë. Preferoj një klub futbolli. Me Kombëtaren luajmë 10 ndeshje brenda një viti. Zakonisht i luaj 60, andaj nuk më ka pëlqyer”, citohet të ketë deklaruar ai.

Wenger për momentin është pa ndonjë skuadër, pasi u shkarkua nga stoli i Arsenalit para dy sezoneve.

Sipas disa mediave Wenger, është i lidhur me një kalim në kampionatin italian.