Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, mund të vihet në krye të shtabit teknik zviceran.
71-vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër që pas largimit nga Londra dhe shumë lehtë mund të bindet që të marr drejtimin e Zvicrës, sipas gazetës zvicerane “Blick”.
Vladimir Petkoviq u largua nga Zvicra për ta vazhduar karrierën në Ligue 1 në drejtimin e skuadrës së Bordoeaux.
Te Zvicra francezi do ta gjente Granit Xhakën me të cilin ka punuar te Arsenal. /Gazeta Sinjali Sporti/