Trajneri francez Arsene Wenger, beson se disa yje të Paris Saint Germain do t’i bashkoheshin Neymarit, nëse braziliani do të ishte larguar nga klubi këtë verë.
27-vjeçari ishte lidhur fort me largim nga klubi i Ligue 1, me Real Madrid dhe ish-klubin Barcelona që kërkonin të nënshkruanin me të.
Por pas një sage të gjatë, Neymar tani do të qëndrojë me kampionët francezë.
“Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jam i lumtur që ai po qëndron në PSG. Sepse kur humbni një nga dy ose tre lojtarët tuaj më të mirë në botë, ligji në botën tonë është që vitin e ardhshëm të humbni tjetrin” , tha Wenger.
Ai më tutje ka thënë se duhet t’i mbajë lojtarët që bëjnë ndryshime, e jo t’i largojë ata.
“Është shumë e vështirë të kesh lojtarë që bëjnë ndryshime, edhe kur keni shumë para. Nëse keni ata lojtarë, duhet t’i mbani e jo t’i largoni”, shtoi francezi.