image Watanabe, njeriu më i vjetër në botë tregon për sekretin e jetëgjatësisë së tij

Botë

Botë/ Watanabe, njeriu më i vjetër në botë tregon për sekretin e jetëgjatësisë së tij

news image

Chitetsu Watanabe, i cili do të mbushë 113 vjet muajin tjetër është cilësuar si njeriu më i vjetër në botë.

Guinness World Records i dha dhuratë para kohë Watanabe-s, duke i dhënë një certifikatë si njeriu më i vjetër në botë.  

Watanabe jeton në shtëpinë e pleqve në Niigata të Japonisë,  ka treguar për sekretin e jetëgjatësisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të mos zemëroheni dhe të mbani një buzëqeshje në fytyrën tuaj”, ka thënë ai në një intervistë, vitin e kaluar.

113-vjeçari i cili është më i madhi nga tetë fëmijët në familjen e tij, ka punuar për një kompani sheqeri për shumë vite. Pastaj ka filluar të punonte në një zyre të qeverisë japoneze të bujqësisë, deri kur doli në pension./Gazeta Sinjali/