image Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

Politikë

Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

news image

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe humanisti i madh, William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në këtë ceremoni është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë ministra të tjerë..

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, ditë më parë tha se ky titull i jepet ambasadorit Walker për demokratizimin e shoqërisë dhe kontributit në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por pothuajse anekënd botës.

/GazetaSinjali/