image VV: Lajm shumë i mirë njohja nga Izraeli, por Kosova nuk duhet të pasqyrohet si vend islamik - Sinjali

VV: Lajm shumë i mirë njohja nga Izraeli, por Kosova nuk duhet të pasqyrohet si vend islamik

news image

Lëvizja Vetëvendosje e ka përshëndetur marrëveshjen për njohje reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, por thotë se nuk e kupton lidhjen e saj me marrëveshjen Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në marrëveshje thuhet se Kosova e Izraeli do të njihen në mënyrë reciproke, e kjo është një lajm shumë i mirë. Por pse duhet që kjo njohje reciproke të lidhet me këtë marrëveshje të keqe, e cila e sjell Serbinë në Kosovë?”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Po ashtu, kjo parti e quan të papranueshëm pasqyrimin e Kosovës si një vend islamik, gjë që, sipas VV-së, e dëmton Kosovën.

“Është po ashtu e papranueshme që Kosova të pasqyrohet si një vend islamik, arab apo i Lindjes së Mesme. Kosova është vend evropian, demokraci shekullare, dhe nuk është pranë Lindjes së Mesme as gjeografikisht as historikisht. Pasqyrime të tilla e dëmtojnë Kosovën, nëse lejohen të zënë vend.”/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin