image VV-ja fton partitë në diskutime për çështjen e presidentit
[wp-story id="814678"]

Politikë

VV-ja fton partitë në diskutime për çështjen e presidentit

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë tjera që të diskutojnë për zhvillimet në vend, ndër të tjera edhe për çështjen e presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente, derisa nga kjo parti të enjten kanë paralajmëruar një takim me subjektet politike, mëson Sinjali.

Por as VV-ja e as subjektet tjera në vend s’kanë pranuar të flasin për letrën të cilën ua ka dërguar të enjten.

Nuk dihet se për çfarë date i ka ftuar në diskutim Vetëvendosje partitë tjera. /Gazeta Sinjali/