image VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin

Politikë

VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin

news image

Sot gjatë ditës, në kuadër të operacionit policor të Shqipërisë “PUNISHER 2”, u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi, dhe u arrestuan 5 persona në Tiranë. Në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci.

Pak orë pas arrestimit, Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar Mujecin nga partia, lajm ky i bërë i ditur nga Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.

“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.

Tutje, ai tha se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.

/GazetaSinjali/