image Ulja e pagave për punonjësit në sistemin e drejtësisë, Humolli i VV-së: S’është në rregull, mund të shkaktojë konflikte

Drejtësi

Ulja e pagave për punonjësit në sistemin e drejtësisë, Humolli i VV-së: S’është në rregull, mund të shkaktojë konflikte

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë mori vendim që të ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, edhe deputeti tjetër i partisë në pushtet, Fatmir Humolli, konsideron se ky vendim nuk është i duhur, raporton Gazeta Sinjali.

Humolli në një përgjigje për Gazetën Sinjali tha se është jo në rregull të ulen pagat e punonjësve në sistemin e drejtësisë, pasi që sipas tij, kjo ndikon moralisht dhe mund të shkaktojë konflikte në shoqëri.

Është jo në rregull me i ulë pagat e gjyqtarëve. Ndikon moralisht në drejtësi dhe është një qëllim me fut konflikt në shoqëri, në kohën kur kemi nevojë për harmoni dhe besim te shteti”, tha ai.

Deputeti i shumicës parlamentare, shprehet skeptik edhe sa i përket kalimit të Ligjit për Paga, i cili shumë shpejt pritet të dërgohet në Kuvend për miratim.

Mënyra siç po punohet, është që Ligji i Pagave të vjen në Kuvend dhe të mos kalojë”, tha Humolli për Sinjalin.

Ndryshe, ulja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët u bë kryefjala e kësaj jave pasi kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e 23 nëntorit, shfuqizoi vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj  të marrë më 2017, duke kthyer pagat në sistemin e drejtësisë siç ishin para rritjes.

Sipas Kurtit, vendimi ishte marrë kundërligjshëm dhe në konflikt-interesi në vitin 2017, nga Qeveria e cila udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

/GazetaSinjali/