image VV arsyetohet që nuk fitoi asnjë mandat në Shqipëri: Fituam me dhjetëra mijëra zemra - Sinjali

VV arsyetohet që nuk fitoi asnjë mandat në Shqipëri: Fituam me dhjetëra mijëra zemra

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në Tiranë, ku edhe kanë folur pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Kandidati për deputet, Boiken Abazi duke arsyetuar pse LVV nuk ka marrë asnjë mandat ka thënë se ajo që dihet, sipas tij deri më tani është se kanë fituar me dhjetëra mijëra zemra.

“Është e vërtetë se zgjedhjet janë mbajtur në një situatë ku pushteti ka mbjellur frikë gjatë gjithë kohës dhe nuk ka lënë mjet pa përdorur”, ka thënë ai.

“Është e vërtetë se rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë se ne nuk kemi fituar mandate, por tashmë e dimë se kemi fituar me dhjetra mijëra zemra. Para se t’i njohim rezultatet, ne e do e çojmë betejën tonë ligjore deri në fund për shkak të shumë dëshmive dhe fakteve që kemi grumbulluar për vjedhjen dhe manipulimin e votës. Një pjesë të këtyre fakteve i kemi bërë publike prej ditës së hënë, kur sapo kishte nisur numërimi i votave. Në lidhje me betejën tonë ligjore ftoj të marrë fjalën avokatja që drejton grupin tonë ligjor, Suela Hasani.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin