image Vushtrriasi rrihet me dy punëtorë që po punonin në rrugë në 05:00 të mëngjesit

Siguri

Siguri/ Vushtrriasi rrihet me dy punëtorë që po punonin në rrugë në 05:00 të mëngjesit

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në orën 05:20 të mëngjesit është rrahur me dy punëtorë, të cilët ishin duke i kryer disa punime në një rrugë në Vushtrri.

I dyshuari krahas rrahjes, ka shtënë edhe me armë zjarri disa herë, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor, si dhe të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe dy gëzhoja.

Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/