image Vushtrriasi 'nervozohet', i sulmon me shufër metalike dy policë - Sinjali

Vushtrriasi ‘nervozohet’, i sulmon me shufër metalike dy policë

news image

Zyrtarët policorë po vazhdojnë të jenë cak i sulmeve nga qytetarë të shumtë, gjë që ngjallë edhe pasiguri.

Një sulm ka ndodhur edhe të enjten pak para mesnatës në Vushtrri, ku një person i ka sulmuar me shufër metalike dy zyrtarë policorë, të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se deri te kjo ka ardhur si pasojë e një konflikti verbal.

I dyshuari është arrestuar, mirëpo me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin