Zyrtarët policorë po vazhdojnë të jenë cak i sulmeve nga qytetarë të shumtë, gjë që ngjallë edhe pasiguri.
Një sulm ka ndodhur edhe të enjten pak para mesnatës në Vushtrri, ku një person i ka sulmuar me shufër metalike dy zyrtarë policorë, të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare.
Policia ka njoftuar se deri te kjo ka ardhur si pasojë e një konflikti verbal.
I dyshuari është arrestuar, mirëpo me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.