image Vushtrriasi i bën turr gruas ta rrah, ajo mbyllet në dhomë derisa vjen Policia

Siguri

Vushtrriasi i bën turr gruas ta rrah, ajo mbyllet në dhomë derisa vjen Policia

news image

Çdo ditë në vendin tonë ndodhin dhjetëra raste të dhunës në familje, por jo të gjitha raportohen në Polici. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë është raportuar mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Hamdi Gashi’ në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua 53-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj 52-vjeçar, pasi që sipas saj, kishte tentuar ta sulmojë fizikisht.

Pasi e pa rrezikun që po i kanosej, gruaja vendosi që të kërkojë ndihmën e Policisë, ndërsa vetë ishte mbyllur në njërën nga dhomat e banesës bashkë me vajzën e saj.

Me derë të kyçur me çelës, ajo dhe vajza e saj kanë pritur derisa në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet policore, të cilët kanë intervenuar që ta shpëtojnë gruan e cila është në hall me bashkëshortin e saj.

Çifti e zbardhën mëngjesin në Stacion Policor, pasi u shoqëruan nga Policia që të intervistohen nga hetuesit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, 53-vjeçarja ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj kohë pas kohe e humb kontrollin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet dhe ndaj tij të hapet rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/