image Gruaja nga Malisheva përfundon në QKUK nga dhuna, arrestohet dhe ndalohet bashkëshorti i saj

Siguri

Gruaja nga Malisheva përfundon në QKUK nga dhuna, arrestohet dhe ndalohet bashkëshorti i saj

news image

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në Turjakë të Malishevës, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Burimet nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur se gruaja, viktimë e dhunës është pranuar në këtë qendër si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga dhuna e ushtruar prej bashkëshortit të saj. Me t’u denoncuar rasti, Policia është aktivizuar, me ç’rast u kuptua se i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por tek tash ajo ka vendosur ta raportojë.

Njësitet janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku u përballë me denoncimin kundër tij, por që e mohoi ta ketë sulmuar fizikisht gruan e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

/GazetaSinjali/