image Vushtrria merr vendime rreth koronavirusit, bizneset në hyrje duhet të vendosin dezinfektues

Kosovë

Shëndetësi/ Vushtrria merr vendime rreth koronavirusit, bizneset në hyrje duhet të vendosin dezinfektues

news image

Masat e nevojshme rreth koronavirusit kanë filluar të zbatohen në disa komuna të Kosovës, në mesin e tyre edhe Komuna e Vushtrrisë.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka treguar për vendimet e marra nga kjo komunë rreth koronavirusit, ku në mesin e tyre ndërpritet marrja e pushimit nga stafi mjekësor

Do të dezinfektohen të gjitha institucionet publike komunale, lokalet bizneset e në veçanti qebaptoret, çajtoret, restorantet dhe kafiteritë.

Do të anulohen konkurset publike për punësim në organet komunale, si dhe të gjitha bizneset në hyrje të lokaleve duhet të vendosin dezinfektues./Gazeta Sinjali/

Kjo është lista e vendimeve të marra nga Komuna e Vushtrrisë:

– Të formohet Shtabi Komunal ndër sektorial për koordinim të aktiviteteve preventive për parandalim të COVID 19. Drejtori i Shëndetësisë do të jetë në krye të këtij Shtabi. Pjesë e Shtabit janë: Policia e Kosovës, Drejtoria e Emergjencave, Shërbimeve Publike, Inspektorati Komunal, Arsimi, Përfaqësues i Bizneseve, Përfaqësues i BIK, OJQ, përfaqësues i Spitalit “Sheik Zayed”.
– I gjithë stafi i Kujdesit Primar Shëndetësor si dhe institucionet e kujdesit primar shëndetësor të jenë në gjendje gatishmërie, ndërpritet pushimet e stafit si dhe të krijohet lista e personelit mjekësor jashtë QKMF-së në rast nevoje;
– Të dezinfektohen të gjitha institucionet publike komunale menjëherë;
– Të bëhet dezinfektimi i të gjitha lokaleve e bizneseve në Komunë (me urgjencë Qebaptoret, çajtoret, restorantet dhe kafiteritë). Inspektorati i Komunës do të inspektojë të gjitha bizneset dhe do të marrë masa adekuate ligjore kundër secilit që shmang dezinfektimin e lokalit.
– Kërkojmë nga bizneset që të mos bëjnë ngritjen e çmimeve. Inspektorati komunal do të monitorojë dhe do të reagojë me masa ligjore ndaj subjekteve afariste që manipulojnë me çmime të produkteve.
– Institucionet fetare do të kryejnë shërbimet fetare me kohë të reduktuar; të bëhet dezinfektimi i objekteve fetare po ashtu.
– Komuna e Vushtrrisë inkurajon qytetarët që në komunikim të drejtpërdrejt me komunën të shfrytëzojnë linjën telefonike në Qendrën e thirrjeve të Komunës së Vushtrrisë në numrin pa pagesë 0800 42000 për shërbimet që ata duan të marrin nga komuna.
– Aty do ti marrin informatat e hollësishme për shërbimet që mund ti kryejnë.
– Shërbimi në qendrën e thirrjeve është në dispozicion për qytetarë çdo ditë të javës, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri 16:00.
– Komuna pezullon shërbimin me palë në drejtoritë tjera me përjashtim të rasteve emergjente.
– Të gjitha shërbimet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera do të kryhen në sportelet në Qendrën e Shërbimit të Qytetarëve katin përdhes të Komunës ndërsa të punësuarit do të pajisen me mjete mbrojtëse.
– Shërbimi i Zjarrëfikësve të jetë në gjendje gatishmërie të plotë;
– Të anulohen konkurset publike për punësim në organet komunale;
– Urdhërohen bizneset që në hyrje të lokaleve të vendosin dezinfektues.