image Vushtrri: Vazhdojnë rastet e dhunës në familje

Siguri

Vushtrri: Vazhdojnë rastet e dhunës në familje

news image

Në fshatin Bruznik të Komunës së Vushtrrisë, më datë 7 nëntor, rreth orës 11:00, një grua është ankuar se kishte qenë viktimë e dhunës në familje nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me viktimën bëjnë të ditur për Gazetën Sinjali se ajo ishte goditur me shuplaka fytyrës dhe pjesëve të tjera të trupit.

Po ashtu, si pasojë e lëndimeve të marra, asaj i është dashur të pranojë tretman mjekësor.

/Gazeta Sinjali/