image Plas sherri në shenjë hakmarrje: Vushtrriasi iu vërsulet policit jashtë detyrës, ai përdor sprej për ta zmbrapsur

Siguri

Plas sherri në shenjë hakmarrje: Vushtrriasi iu vërsulet policit jashtë detyrës, ai përdor sprej për ta zmbrapsur

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës edhe kur janë jashtë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të premte, në rrugën “Shemsi Istrefil të Vushtrrisë, ku një zyrtar policor është ballafaquar me një qytetar, i cili dyshohet se e kanosi seriozisht dhe tentoi ta sulmojë.

Por cili është motivi dhe si ndodhi ngjarja?

Sinjali mëson se gjithçka nisi kur i dyshuari filloi me sharje e kërcënime ndaj policit, që nuk ishte me uniformë. Debati eskaloi dhe i njëjti dyshohet se iu është vërsulur policit për ta sulmuar fizikisht.

Motiv i kanosjes, sipas informacioneve të para, dyshohet të jetë një rast i mëhershëm që ishte raportuar në Polici. Si hakmarrje, i dyshuari i kishte dalë policit përpara për t’i “qëruar hesapet”. 

Për ta vënë nën kontroll, polici fillimisht  është detyruar të përdor sprej ndaj të dyshuarit dhe më pas ka kërkuar asistencë nga kolegët e stacionit policor.

Posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes fillimisht kanë hasur në rezistencë për ta arrestuar të dyshuarin, i cili më pas u prangos dhe u shoqërua në Polici.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “sulm”.

/GazetaSinjali/