Gazeta Sinjali mëson se një banesë në qendër të Vushtrrisë, sot rreth orës 12:27 është përfshirë nga zjarri.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e zjarrit, lëndime kanë pësuar 2 persona, një grua dhe vajza e saj një muajshe dhe të njëjtat si pasojë e lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku nga aty shihet se ka arritur Policia, Emergjenca dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë asistuar në shpëtimin e viktimave.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me QKUK për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të viktimave, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm në dhënien e informatave.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.