Një person ka hasur në një mjet të dyshuar derisa ishte duke renovuar shtëpinë e tij në fshatin Kollë të komunës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, shtëpia ishte e pabanuar, ndërsa derisa personi ishte duke bërë renovim, në çatinë e shtëpisë, kishte hasur në një mjet të dyshuar si dhe 12 plumba të AK-47.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, njësiti për deminim nga radhët e FSK-së ka larguar mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident. /Gazeta Sinjali/