Një grua ka ndërruar jetë dje në Vushtrri pasi e ka varur veten në litar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë treguar se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 në fshatin Oshlan.
Siç ka mësuar Sinjali, burri i së ndjerës ka njoftuar Policinë e Kosovës se gruaja e tij është gjetur e varur me litar në shtëpinë e tyre.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. /GazetaSinjali/