image Vullnetarja nga Qendra e Karantinës: Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

Kosovë

Vullnetarja nga Qendra e Karantinës: Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

news image

Ekipa e vullnetarëve në Qendrën e Karantinës në Prishtinë kanë dhënë dëshmitë e tyre sot para Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me vdekjen e Agon Musliu nga Gjilani. Ky ekip ishte i pranishëm më 2 maj, në ditën kur u pranua i ndjeri në qendrën karantinë, njofton Gazeta Sinjali.

Laureta Tafa, e cila ka qenë pjesë e ekipit vullnetar që kanë pranuar Musliun në karantinë, ka thënë se i ndjeri ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje apo nuk ka folur lidhur me shqetësimet e tij.

Ajo tha se vetëm te ekipi mjekësor i IKSHP-së, i ndjeri ka deklaruar se para se të shkonte në Gjermani ka pasur telashe me mëlçinë, por që ka thënë se tashmë nuk ka asnjë shqetësim.

Mimoza Kusari Lila, kryetare e këtij Komisioni, u interesua të di nëse Agon Musliu ka përmendur se ka ndonjë dëshmi apo dokument që tregon për gjendjen shëndetësore të tij, qoftë edhe për telashet me veshkat.

Tafa tha se ai nuk ka përmendur ndonjë dokument, pasi që të gjithë janë pyetur nëse kanë ndonjë dëshmi apo dokument që vërteton gjendjen e tyre shëndetësore.

Edhe Gent Jakupi, i cili ishte vullnetar në ditën kritike të Agon Musliut, tha se kontakti që kishte me të ndjerin ishte kërkimi i numrit të letërnjoftimit të cilin Musliu e kishte ditur përmendësh. /Gazeta Sinjali/