Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq këngëtari i njohur , Vullnet Sefaja ka bërë thirrje për ndryshim të Mitrovicës përmes votave të Mitrovicasve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sefaja përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që përmes votës të ndryshohet nënçmimi që po i bëhet kësaj komune.
“Unë besoj qe ne jemi ata që mund ta ndalojmë nënçmimin që i bëhet qytetit tonë shumë të dashur pa dallim të ngjyrave partiake“, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Të gjithë ata që më njohin e dinë që në jetën time asnjëherë nuk jam marrë me politikë dhe nuk kam përkrahur ndonjë parti politike, qofte që edhe gjatë karrierës time muzikore nuk kam kënduar në ndonjë tubim të ndonjë partie politike.
Jam rritur në Mitrovicë dhe të gjithë e dinë që jam një lokalist i madh si dhe shoqëria ime që e kam gjithandej më njohin dhe më kanë pranuar si të tillë. Gjithmonë përpiqem që Mitrovicën ta shoh sa më mirë që është e mundur sepse e dua me gjithë shpirt. Jam përpjekur gjatë gjithë jetës dhe vazhdoj të jap kontributin tim modest për këtë qytet sepse siç e ceka që e dua me shpirtë.
Sot, për herë të parë po JU lus të gjithë Mitrovicasve kudo që jeni, edhe ju që momentalisht nuk jetoni në Mitrovicë e që mund të votoni në këtë qytet, të dilni dhe të ndryshoni me voten tuaj këtë NËNÇMIM që është duke e përjetuar qe sa kohë qyteti jonë. Unë besoj qe ne jemi ata që mund ta ndalojmë nënçmimin që i bëhet qytetit tonë shumë të dashur pa dallim të ngjyrave partiake.
Me votën e tyre njerëzit mund edhe t’i ndëshkojnë ata që me dije apo jo e nënçmojnë vendin siç edhe i kanë ndëshkuar gjithmonë.
Sot, keni opcion për ta bërë këtë gjë dhe ju lus që të kontribuoni që t’ia kthejmë sado pak një shpresë atij qyteti me të cilin janë mburrë shumë gjenerata para neve, si nga ana zhvillimore, kulturore apo artistike.
Ju lutem mos të shuajmë dashurinë që e kemi për MITROVICËN”. /GazetaSinjali/