image Kurti thirrje qytetarëve serbë: Zëvendësoni targat “KM” me ato të Republikës së Kosovës

Politikë

Kurti thirrje qytetarëve serbë: Zëvendësoni targat “KM” me ato të Republikës së Kosovës

news image

Që nga dita e nesërme (1 gusht), Kosova do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për dokumentet identifikuese me Serbinë, si dhe fillimin e regjistrimit të automjeteve me targa RKS, për ato të cilat janë ende me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” apo “DA”.

Të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në Kosovë, nga e hëna nuk do të lejohen të hyjnë në vendin tonë me dokumente të Serbisë, por do të pajisjen me një flet-dokument për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.

Kryeministri i ftoi sërish qytetarët serbë që t’i zëvendësojnë targat “KM” nga koha e Millosheviqit, me targa të Republikës së Kosovës.

Janë organet e rendit dhe drejtësisë që i marrin vendimet për shkeljet e ligjit”, tha ai.

Kujtojmë se më 19 qershor qeveria mori vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia e që konsiderohen të jashtëligjshme.

Vendimi hynë në fuqi nesër, datë 1 gusht 2022.

/GazetaSinjali/