Në rrjetet sociale po shpërndahet një video nga një konferencë për media në Serbi, ku shihet ministri serb Aleksandar Vulin teksa duket se flet me veten.
Ndërkohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po mbante një fjalim, Vulin ishte ulur në një karrige, duke shfaqur mimika të çuditshme dhe duke buzëqeshur.
Në një moment ai qeshte, si duket me shakanë e tij, të cilën askush tjetër nuk duket se e dëgjon.
“Çfarë nuk shkon me të?” shkruan një person në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.
Šta mu je? pic.twitter.com/tLGqZM1ktx
— Boris Herman (@hermankg) December 29, 2021
Nuk kaloi shumë kohë dhe shumë të tjerë filluan të bënin shaka me këtë situatë.
“Vulini1, Vulini2, Vulini3 janë ulur, duke e dëgjuar presidentin dhe duke u grindur”, ka shkruar njëri.