image Vulini e akuzon Perëndimin se qëndron prapa kërcënimeve me bomba në Serbi - Sinjali

Vulini e akuzon Perëndimin se qëndron prapa kërcënimeve me bomba në Serbi

news image

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa kërcënimeve me bomba që u bënë ditëve të fundit në Beograd.

“Kjo është një formë e luftës psikologjike, terrorizmit modern, është e frikshme. Është e pamundur të ndalen këto raportime dhe na takon ne të rrisim parandalimin”, tha Vulin për TV Prva.

Ai tha se “në emaile thuhej se bombat ishin vendosur për shkak se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”.

“Por nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, a mendoni se kërcënimet nuk do të vinin nga pala tjetër? Në vendet e mëdha, Rusia, Amerika … ka një epidemi të raporteve të tilla. Është thjesht diçka me të cilën duhet të jetoni”, tha Vulin.

“Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën… Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja. E di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë ‘mos shikoni të kaluarën’”, tha Vulin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin