image Vulin sërish mohon Masakrën e Reçakut: Një gënjeshtër e tmerrshme që duhet zbuluar

Rajon

Vulin sërish mohon Masakrën e Reçakut: Një gënjeshtër e tmerrshme që duhet zbuluar

news image

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksander Vulin, ka deklaruar sërish se Masakra e Reçakut është “një gënjeshtër e tmerrshme dhe e madhe që duhet zbuluar”.

Ai tha se NATO e përdori këtë ngjarje si justifikim për fillimin e “agresionit” në ish-Jugollsavi.

“Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të vrarë mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, tha Vulin në TV Happy në Serbi.

Mohimin e masakrës ku u vranë brutalisht 45 shqiptarë civilë, ministri serb po e bën pikërisht në ditën kur krerët kosovarë thanë se mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit.

Përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë i përmendi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin./GazetaSinjali/