Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar para gazetarëve serbë sot në Pekin, të cilëve iu tha se është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Vuçiq tha se me Putinin nuk pati një takim dypalësh gjatë kësaj vizite të tyre në Pekin.
Megjithatë shtoi se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me të, duke mos dhënë hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.
Kjo vizitë e Putinit e Vuçiqit vjen në kuadër të forumit ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.