image Vuçiqi: Serbia kurrë nuk e detyroi askënd ta votojë Listën Serbe

Rajon

Vuçiqi: Serbia kurrë nuk e detyroi askënd ta votojë Listën Serbe

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është ndarë i kënaqur me pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Vuçiqi tha se “shteti kurrë nuk e detyroi askënd” që ta votojë “Listën Serbe”.

Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë të dalin sesa të mos dalin. Nuk e fsheha dhe e thashë publikisht”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se serbën dolën në zgjedhje në numër “pakrahasimisht më të madh”, mesatarisht 60%, duke krahasuar me mesatarën e daljes së shqiptarëve në zgjedhje, që ishte 40%.

Kjo flet për motivimin e njerëzve dhe për ata që ishin më të motivuar”, nënvizoi Vuçiqi.

/GazetaSinjali/