image Vuçiqi i reagon Kurtit: Reciprociteti është marrëzi

Kosovë

Politikë/ Vuçiqi i reagon Kurtit: Reciprociteti është marrëzi

news image

Kryetari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur mediumin gjerman FAZ për të publikuar një op-ed rreth dialogut dhe një marrëveshje potenciale me Serbinë.

Në këtë shkrim, Kurti ka dërguar një mesazh për amerikanët, duke thënë se një marrëveshje e arritur nën presion dhe kërcënime nuk vlen as sa letra në të cilën do të vihen nënshkrimet.

E një qëndrim të tillë të kryeministrit Kurti po e konsideron si shumë të drejtë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic. Sipas tij është e vërtetë që një marrëveshje e arritur nën presion nuk vlenë asgjë, shkruan B92.

Megjithatë Vuçiq e ka shfrytëzuar një thënie të tillë të Kurtit për të goditur ndërkombëtarët, duke thënë se “asgjë që arrihet me forcë nuk është e vlefshme, siç ishte rasti i agresionit të NATO-së ndaj Serbisë në rastin e Kosovës”.

Vuçiq ka thënë se një qëndrim të tillë të Kurtit do ta përsërisë kudo që të shkoj.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se do të presin derisa të hiqet taksa plotësisht, ndërkohë ka potencuar se nuk do të thonë faleminderit për diçka të tillë shkaku i dëmit të madh që i është shkaktuar Serbisë.

Rreth deklaratave të Kurtit për reciprocitetin, Vuçiq ka thënë se nuk pranon të flasë pasi për të një gjë e tillë është ‘marrëzi’.

Presidenti serb ka treguar ndër të tjera se brenda shtatë apo tetë ditëve do të udhëtojë për në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në këtë takim ka treguar se do të diskutojnë për problemin e Kosovës duke paralajmëruar se s’do të jenë bisedime të lehta. /Gazeta Sinjali/